“Në Fier kam 17 hyrje, në Durrës 15!”/ BIRN: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge!
Në dhjetor të vitit 2019, një shtetas shqiptar, rezident në Anversë të Belgjikës, po mburrej për listën e gjatë të pasurive të tij në Shqipëri, ndërsa ndodhej në përgjim ambiental nga autoritetet belge për implikim në tregtinë e drogës. Gjatë bisedës së shkujdesur me një tjetër shqiptar, ai zbuloi gjithashtu skemën e tij të pastrimit të parave në marrëveshje me një tregtar lokal hidrokarburesh nga qyteza e tij e origjinës. “Kam aty në Fier, 17 më duket se kam, 17 hyrje, kam në Durrës nja 15, kam në Tiranë nja 7, kam nja 3 dyqane,” citohet të thotë Besjan Ramaj në dosjen gjyqësore. “Kisha ca ullinj në Belishovë unë, Ardjani m’i bleu, gjoja,” tregon ai. Besjan Ramaj, 56 vjeç, ishte i përfshirë të paktën prej...
Burimi:
sot.com.al