“Në Dubai situata aktualisht është nën…”/ Flet shqiptarja: Ka pasur disa sulme mëngjesin e sotëm

“Në Dubai situata aktualisht është nën…”/ Flet shqiptarja: Ka pasur disa sulme mëngjesin e sotëm

Brisi Selmani, një e re shqiptare që jeton dhe punon në Dubai, në një lidhje direkte televizive u shpreh se situata është e qetë dhe nën kontroll pas situatës në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se ka pasur disa sulme mëngjesin e sotëm, por aktualisht çdo gjë është nën kontroll. “Situata sot ka qenë mirë, ka pasur disa sulme në mëngjes por situata më pas ka qenë e qetë. Nuk dua të minimizoj situatën, por dua të theksoj forcën dhe menaxhimin që qeveria ka pasur. Ne jemi rreth 2 mijë shqiptarë këtu. Gjithçka është në rregull, puna nuk ka pasur ndalesë, shërbimi publik ka vazhduar normal”, tha ajo.