“Në 12 vite, ka tretur Shqipërinë”/ Bozdo hedh poshtë deklaratën e Ramës: Në qytete s’ka më rini, familjet po largohen

“Në 12 vite, ka tretur Shqipërinë”/ Bozdo hedh poshtë deklaratën e Ramës: Në qytete s’ka më rini, familjet po largohen

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në Berat ka nisur kthimi i emigrantëve dhe se trendet demografike janë në përmirësim. Në një postim në Facebook, Bozdo i cilësoi këto deklarata si “mashtrime”, duke theksuar se realiteti në terren është krejt i kundërt. “Ju e dini mirë të vërtetën. Në qytete s’ka më rini, familjet po largohen, ndërsa në fshatra mungojnë jo vetëm të rinjtë, por edhe fermerët”, u shpreh ai, duke ia atribuar këtë situatë keqqeverisjes. Sipas deputetit demokrat, përgjegjës për këtë situatë është vetë kryeministri Rama, për të cilin ai tha se “në 12 vite e ka tretur Beratin dhe gjithë Shqipërinë”, duke detyruar qytetarët të emigrojnë. Në mbështetje të qëndrimit të...