Ndryshime në qeveri, bashkë me Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Spiropali
Në mbledhjen e sotme, mësohet se Kryeministri Rama ka sjellë ndrzshime në kabinet. Bashkë me Belinda Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali, ndërkohë që postin e Zv.Kryeministres e merr Albana Koçiu. Ndryshimet në Qeveri: Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës. Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre. Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun. Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali. Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun. Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.
Burimi:
opinion.al