Ndryshime në ligj për të mos larguar Ballukun, Berisha: Rama mburojë ndaj vetes

Ndryshime në ligj për të mos larguar Ballukun, Berisha: Rama mburojë ndaj vetes

Përpjekje për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes. Kështu e ka cilësuar kreu i PD Sali Berisha, nismën e Kryeministrit Rama për ndryshime ligjore, pas vendimit të kushtetueses për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. “Cilido që dëgjoi Edi Ramën të flasë për funksione të padelegueshme, për të kuptuar se ai gënjeu, jo njëherë, por gënjeu qindra herë vetëm për funksionin e kryeministrit”, u shpreh Berisha, që hodhi poshtë deklaratën e Ramës për “funksione të padelegueshme”. Reagimi i plotë: Mirëdita! Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi,...