Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

Ndryshime të reja janë bërë në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit, ku Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgen. Emri i saj u prezantua gjatë takimit pesëorësh të kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë. Guri ka mbi 20 vite eksperiencë në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është instruktore e certifikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm pranë Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë diplomatikë dhe institucionalë. Ndërkohë, një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me largimin e Engjëll Agaçit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshilli i Ministrave. Vendimi u bë i ditur në mbledhjen...