Ndryshime në komisionet parlamentare, pasi e përzuri si ministre e Jashtme, Rama e çon Elisa Spiropalin anëtare të…
Pasi e përzuri si ministre e Jashtme, kryeministri Edi Rama duket se i ka dhënë një tjetër “shuplakë” Elisa Spiropalit. Kështu në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend priten ndryshime në përbërjen e disa Komisioneve Parlamentare. Lëvizjet lidhen me sistemimin e disa deputetëve pas ndryshimeve të fundit në qeveri. Sipas informacioneve, ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pritet të emërohet anëtare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Ndërkohë, Pirro Vëngu pritet të jetë pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i njohur si Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Këto ndryshime vijnë pas riorganizimeve të fundit në kabinetin qeveritar. Elisa Spiropali u largua nga posti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në...
Burimi:
sot.com.al