Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

Në kuadër të dinamikave të punës në Policinë e Shtetit, janë marrë disa vendime për drejtimin e Drejtorive Vendore të Policisë në disa qarqe të vendit. Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Ndërkohë, Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen, duke bërë që ai të vijojë detyrën si Drejtor i DVP Elbasan.