“Ndotja më e madhe në 100 vite”, Karamuço zbërthen skemën e mbetjeve të rrezikshme: Kjo çështje nisi me..

“Ndotja më e madhe në 100 vite”, Karamuço zbërthen skemën e mbetjeve të rrezikshme: Kjo çështje nisi me..

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në një emision televiziv tha se rasti i mbi 2 mijë tonë mbetjesh toksike të kthyera nga Tajlanda në portin e Durrësit përbën ndotjen më të madhe në 100 vite në vend. Sipas tij, hetimi tregoi se mbetjet ishin shumë të rrezikshme dhe transportimi i tyre ka qenë në vijimësi i shtrirë në kohë dhe nën sytë e autoriteteve. “Është një ndotje që ka ecur në vijimësi, e papenguar, e pakontrolluar në mënyrë abuzive, nisur nga ky rast edhe historiku i dokumentacionit, këto nuk janë ngarkesat e vetme, këto u kapën, kanë qenë në vijimësi me zyrtarë që kanë mbyllur sytë. Shpërdorimi i detyrës është flagrant, por kjo çështje nisi me një paragjykim shumë të madh. A do a...