‘Ndotja e ajrit, një vrasës i heshtur në qytetet shqiptare’, BIRN: S’ka mjete që të prodhojnë të dhëna të besueshme
Qytetet më të mëdha të vendit përballen me nivele të larta ndotjeje të ajrit, por mbeten pa sisteme funksionale për matjen e shkallës së saj, ndërsa të dhënat e mbledhura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk publikohen në kohë reale. Në javën e parë të korrikut, ndërsa temperaturat regjistronin rekorde të reja dhe ajri rëndohej nga vapa përvëluese e verës, qielli mbi qytetin industrial të Elbasanit u mbulua me re të dendura tymi, si rrjedhojë e një zjarri që përfshiu venddepozitimin e mbetjeve në periferi të tij. Sipas matjeve të realizuara nga organizatat mjedisore, si pasojë e zjarrit masiv që përfshiu fushën e mbetjeve, sasi të mëdha dioksidi karboni, metani dhe dioksidi azoti u përhapën në ajër, duke tejkaluar normat e lejuara. Shqipëria detyrohet nga...
Burimi:
sot.com.al