Ndotja e ajrit, një vrasës i heshtur në qytetet shqiptare

Ndotja e ajrit, një vrasës i heshtur në qytetet shqiptare

Në javën e parë të korrikut, ndërsa temperaturat regjistronin rekorde të reja dhe ajri rëndohej nga vapa përvëluese e verës, qielli mbi qytetin industrial të Elbasanit u mbulua me re të dendura tymi, si rrjedhojë e një zjarri që përfshiu venddepozitimin e mbetjeve në periferi të tij.Sipas matjeve të realizuara nga organizatat mjedisore, si pasojë e zjarrit masiv që përfshiu fushën e mbetjeve, sasi të mëdha dioksidi karboni, metani dhe dioksidi azoti u përhapën në ajër, duke tejkaluar normat e lejuara.Shqipëria detyrohet nga direktivat e Bashkimit Europian dhe legjislacioni i brendshëm që të monitorojë cilësinë e ajrit si dhe ndikimin e ndotjes në shëndetin e popullatës.E megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi dhe intervistave me ekspertë tregojnë se...