Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën

Personi në foto është Martin Dulaj, 25-vjeçari i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën edhe dy të tjerë. Ai po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, ndërsa kjo e fundit shpëtoi nga aksidenti tragjik. Automjeti ku po udhëtonte çifti u përplas me mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë e tjerë, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.