Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore që përdore për pacientët. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar zyrtarisht vet spitali. Në këtë reagim Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë se pavarësisht kësaj situate, jeta e pacientëve nuk u rrezikua. Reagimi: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta...
Burimi:
opinion.al