“Ndërhyni menjëherë!”/ 26 organizata mjedisore letër qeverisë: Masakër mjedisore në Shkumbin pas ndërhyrjeve për…

“Ndërhyni menjëherë!”/ 26 organizata mjedisore letër qeverisë: Masakër mjedisore në Shkumbin pas ndërhyrjeve për…

26 organizata mjedisore kombëtare dhe lokale përmes një letre të hapur, drejtuar qeverisë, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin, në kuadër të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd-Bushtricë, pjesë e Koridorit VIII. Bazuar në vëzhgime në terren, dokumenetim teknik dhe vizual si dhe raportime nga komunitetet lokale, organizatat kanë evidentuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje të materialeve inerte nga shtrati dhe brigjet, si dhe depozitime të materialeve të gërmimit në afërsi ose brenda trupit ujor. Sipas tyre, këto ndërhyrje mund të ndikojnë në cilësinë e ujit, biodiversitetin, stabilitetin e brigjeve dhe ekuilibrin natyror të ekosistemit lumor. Në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministrit të Mjedisit, Z. Sofjan...