Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ndërhynë për të shuar një sherr, por përfunduan të dhunuar, publikohen fotot e dy efektivëve të “Rrugores”
Personat që shini në foto janë dy efektivët e Policisë Rrugore që u dhunuan nga tre persona ditën e sotme në vendin e quajtur Rrethrrotulli i Nartës në Vlorë. Siç u raportua, dy efektivët, që ishin aty pranë, ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e tre personave, 58, 27 dhe 23-vjeç me disa punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV). Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se...