Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes
Brenda këtij sesioni parlamentar, që përfundon në muajin korrik, parlamenti pritet të votojë ndarjen e re territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posacëm. Mazhoranca është shprehur qartazi për më pak bashki në vend. Edi Rama e tha në anglisht me shprehjen “less is more”, që do të thotë se më pak bashki janë shumë. Sa i përket qarkut Gjirokastër, tre bashki rrezikojnë të mos ekzistojnë më; Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra. Ndonëse nuk ka ende një draft të publikuar, PS e ka thënë vazhdimisht se është për variantin e uljes së mëtejshme të numrit të bashkive. Në një skenar të tillë, Libohova do të bashkohej me Gjirokastrën, Këlcyra me Përmetin dhe Memaliaj me Tepelenën. Dropulli për shkak të specifikës si bashki minoritare nuk...
Burimi:
argjiroja.net