Ndalimi i reshjeve të shiut/ Bie niveli i ujit në Vjosë, shkon në 8.4 metra

Ndalimi i reshjeve të shiut/ Bie niveli i ujit në Vjosë, shkon në 8.4 metra

Niveli i lumit Vjosë ka filluar rënien që prej mesnatës. Aktualisht, Vjosa ka shkuar në kuotën 8.4 metra, duke bërë që uji të nisë të tërhiqet gradualisht. Megjithatë, problematike mbetet zona e Bishanit, ku prezenca e ujit në nënkalimin e Bishanit vijon të jetë ende rreth 2 metra, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Uji ka hyrë në rreth 20 familje në Bishan, në pjesën e jashtme të banesave, duke shkaktuar dëme dhe shqetësim për banorët e zonës.