“Ndaj e qëllova”/ Vrau burrin e ish-të dashurës, zbardhet dëshmia e shqiptarit: U tremba mos më sulmonte

“Ndaj e qëllova”/ Vrau burrin e ish-të dashurës, zbardhet dëshmia e shqiptarit: U tremba mos më sulmonte

Greqia është tronditur nga vrasja e kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris. Mediat greke shkruajnë se hetimet e Policisë po zbulojnë se gjithçka ndodhi për një motiv erotik. Sipas protothema.gr, nga provat dhe deklaratat e deritanishme duket se autori dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me viktimën, të cilat ndoshta lidhen me një grua. Në të njëjtën kohë, autoritetet policore duken të kujdesshme ndaj akuzave të të dyshuarit, i cili përpiqet ta justifikojë aktin e tij duke folur për frikë dhe vetëmbrojtje. “Ai po më bënte me shenjë nga brenda makinës dhe unë u frikësova”, tha autori i vrasjes brutale të 51-vjeçarit në Aitoloakarnania. Autori 45-vjeçar pretendon se në kohën e incidentit, e pa viktimën duke e drejtuar nga brenda makinës së tij, gjë...