Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Gazetari dhe publicisti i njohur Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani, në orët e para të mëngjesit. Lajmi është konfirmuar për gazetën “Tema” nga familjarët e gazetarit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij. Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet në media. Vetëm dy ditë më parë, Namir Lapardhaja publikoi edhe te Shqiptarja.com, editorialin e fundit me titull “T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore”. Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi...