NATIONS LEAGUE – Shqipëria njeh kundërshtarët në Ligën C, synohet ngjitja në Ligën B….

NATIONS LEAGUE – Shqipëria njeh kundërshtarët në Ligën C, synohet ngjitja në Ligën B….

Në Bruksel u mbajt pasditen e kësaj të enjte shorti për Nations League. Shqipëria, e cila është pjesë e Ligës C në vazon e parë, mësoi kundërshtarët që do ketë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kenë përballë kombëtare si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. Shorti mund t ë konsiderohet i pranueshëm, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarëve.Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të mbahet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, sakaq e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat...