“Narkotrafikantët shqiptarë, problem për Europën”/ Analiza e gazetarit Artan Hoxha, pas ngjarjeve në Meksikë
“Narkotrafikantët shqiptarë janë një problem i vërtetë sidomos për Europën”. Kështu u shpreh në një lidhje direkte televizive gazetari Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjet e fundit në Meksikë, pas vrasjes së bosit të drogës së El Mencho dhe ndikimit që ato mund të kenë në Europë dhe Ballkan. Në këndvështrimin e tij Hoxha thekson se narkotrafikantët shqiptarë kanë marrë prej kohësh ekskluzivitetin për të kryer trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. “Në Shqipëri do të kemi një strategji të mirëfilltë duke patur parasysh bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët europianë dhe tashmë krimi organizuar shqiptar dhe narkotrafikantët shqiptarë janë një problem i vërtetë. Sidomos për Europën, ato janë një problem tashmë shumë i dukshëm, i shtrirë...
Burimi:
sot.com.al