Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

Në dy qendra shendetësore, në atë të Zharrëzës dhe spitalin bashkiak të Roskovecit janë me mijëra analiza të “kontrollit bazë”, ku ndër ta është edhe ajo e gjakut. “Ka një ndjekje të rregullt me analiza dhe kur konstatojmë probleme që lidhen me të dhëna shqetësuese në gjak I rekomandojmë ndjekjen tek hematologët”, thotë një mjeke e Spitalit të Roskovecit, ndërsa pranon se “nuk ka statistikë dhe analizim mbi shkaqet e sëmundjeve në disa raste kancerogjene, kryesisht në gjak dhe prekjen e organeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në Zharrëz, qendra e vogël shëndetësore ka një mjek dhe dy infermiere, por prania e medias është “patologji shqetësuese” për ta dhe nuk pranojnë të japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe ankesat e banorëve, se po sëmuren...