“Nafta është rritur në bursë”, Rama për çmimin e karburantit: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës lidhur me situatën e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ai deklaroi se çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet ndërkombëtare, pavarësisht rritjes së fortë në bursa. Ai vlerësoi qasjen e përgjegjshme të operatorëve në treg dhe theksoi se situata mbetet e paqartë për shkak të luhatjeve globale. Rama bëri të ditur se vendi ka rezerva të mjaftueshme aktualisht, por situata do të vijojë të monitorohet. Gjithashtu, qeveria po punon për një ligj të ri mbi rezervat shtetërore dhe për krijimin e një distributori shtetëror në tregun e karburanteve. Edi Rama: Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një...
Burimi:
sot.com.al