Nafta arrin në 214 lekë në Shqipëri, rreth 40 lekë më shumë sesa para luftës

Nafta arrin në 214 lekë në Shqipëri, rreth 40 lekë më shumë sesa para luftës

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, me çmimin e naftës që vijon në rritje. Pikat e tregtimit me shumicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, deri në 214 lekë sot. Kjo rritje e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve sot, vjen 24 orë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale. Rama tha një ditë më parë se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në...