Nafta arrin ‘majat’ që nga nisja e luftës, Bordi i Transparencës rrit çmimin, ja sa do tregtohet sot
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe ka pësuar një rritje me 15 lekë. Duke nisur nga sot, nafta nuk do të tregtohet më shumë se 218 lekë/litri, nga 203 lekë/litri që po tregtohej aktualisht. Ky është çmimi më i lartë që arrin nafta që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, benzina pëson një rritje me 6 lekë. Nga sot do të tregtohet me 181 lekë nga 175 lekë që po tregtohej. Çmimet e reja tavan kanë hyrë në fuqi nga sot në orën 10:30. Njoftimi i plote Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206...
Burimi:
sot.com.al