Muzikë mbi normat e lejuara në Velipojë, gjobitet me 200 mijë lekë administratorja e një lokali

Muzikë mbi normat e lejuara në Velipojë, gjobitet me 200 mijë lekë administratorja e një lokali

Një lokal në Velipojë është gjobitur me 200 mijë lekë të rinj pasi gjatë kontrolleve të Policisë u konstatua se gjeneronte muzikë mbi nivelin e lejuar të zhurmës. Sipas Policisë së Shkodrës, masa administrative u vendos ndaj administratores së lokalit, E. Gj., 23 vjeçe, pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në kuadër të kontrolleve për ndotjen akustike dhe respektimin e rregullave gjatë sezonit turistik. Efektivët testuan me matës të posaçëm nivelin e zhurmës në disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike. Nga matjet rezultoi se një prej lokaleve tejkalonte kufijtë e lejuar të zhurmës, duke sjellë ndëshkimin e administratores. Policia bëri të ditur se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, jo vetëm për...