Mungesa e fuqisë punëtore, Shoqata e Prodhuesve të Bukës ngre alarmin: Nuk ka më specialistë, punëtorët e huaj…

Mungesa e fuqisë punëtore, Shoqata e Prodhuesve të Bukës ngre alarmin: Nuk ka më specialistë, punëtorët e huaj…

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ngre alarmin për mungesën e theksuar të fuqisë punëtore në furrat e bukës në vend. Sipas përfaqësuesve të saj, sektori po përballet me një krizë serioze, ndërsa zanatet tradicionale rrezikojnë të zhduken. Kryetari i shoqatës, Gëzim Peshkëpia shprehet se sot është gjithnjë e më e vështirë të gjesh specialistë të mirëfilltë të bukëbërjes. “Nuk ka më specialistë për përgatitjen e bukës së misrit apo të grurit. Po humbet edhe zanati i bukës së qiqrës, sidomos në zonën e Korçës”, thekson ai. Kryetari i shoqatës së prodhuesve të bukës thotë se furrat e prodhimit të këtij produkti të rëndësishëm për tryezat shqiptare kanë nevojë urgjente për bukëbërës të kualifikuar, ndërsa interesi i të rinjve për këtë profesion është...