Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, ja ku renditemi
Rritet fuqia e pasaportës shqiptare. Sipas të dhënave të indeksit të pasaportave Henley për vitin 2025, pasaporta shqiptare renditet e 46-ta në botë duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë ose procedura të lehtësuara në 122 vende. Rritjes së fuqisë globale të pasaportës shqiptare, i ka kushtuar një artikull edhe agjencia e udhëtimeve “Taravel and Tour World”. Për dekada të tëra, pasaporta shqiptare ishte një simbol i izolimit, një dokument që kërkonte male me dokumente dhe javë të tëra pritjeje në ambasada edhe për një udhëtim të thjeshtë fundjave. Por ndërsa viti 2025 po mbaron, historia ka ndryshuar plotësisht , pasi shqiptarët mund të udhëtojnë në 60% të globit. Sipas artikullit, ky rezultat nuk është vetëm një ngritje e vogël statistikore; është një ndryshim...