‘Mund të prishë provat’, SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Vokshi: Rama po pengon punën e drejtësisë

‘Mund të prishë provat’, SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Vokshi: Rama po pengon punën e drejtësisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se kryeministri Edi Rama po pengon drejtësinë, duke iu referuar kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. E ftuar në një studio televizive, Vokshi u shpreh se SPAK ka kërkuar masa shtrënguese ndaj Ballukut për shkak të rrezikut të prishjes së provave dhe ndikimit te dëshmitarët. Sipas saj, prokuroria ka informuar se gjatë periudhës pasi i është komunikuar akuza zyrtarisht, Balluku ka kërcënuar dëshmitarë, çka përbën rrezik të vazhdueshëm sa kohë ajo mbetet e lirë dhe në detyrë. “Sot u zhvillua pa asnjë rezultat mbledhja e Këshillit të Mandateve. Deputetëve të opozitës nuk iu është dhënë USB-ja me provat, ndaj për çfarë do të diskutohej kur provat nuk janë vënë në dispozicion?”...