Muaji i shenjtë i Ramazanit, Policia e Shtetit uron besimtarët: Begati dhe paqe në çdo familje shqiptare
Policia e Shtetit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si muaj sakrifice, solidariteti, durimi dhe respekti për njëri-tjetrin. Në mesazhin e saj, Policia thekson se këto janë vlera që bashkojnë shoqërinë dhe sjellin mirësi, begati dhe paqe në çdo familje. Një falënderim i veçantë shkon për punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë ndërsa janë në detyrë, larg familjeve, në rrugë, patrullë apo në shërbime të tjera. Sipas mesazhit, ata mbajnë mbi supe jo vetëm uniformën dhe përgjegjësinë, por edhe sakrificën e besimit. Në fund, Policia e Shtetit uron një muaj të bekuar për të gjithë besimtarët, me agjërim të lehtë dhe paqe në familje. Urimi i plotë i Policisë së...
Burimi:
sot.com.al