Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë

Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit–Çarçovë”. Sipas informacionit zyrtar, shtetasi K. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 46-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.