Motomjeti përplaset me makinën në aksin Lushnjë–Berat, dërgohet në spital motoristi
Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është përcjellë në gjendje të rëndë në Spitalin e Lushnjës, me fraktura në këmbë dhe në kokë. Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip Opel. Aksi i vjetër rrugor Lushnjë–Berat është pothuajse i frekuentuar vetëm nga mjetet e banorëve të disa fshatrave dhe nuk ka trafik të rënduar, pasi shumica e lëvizjeve kryhen nga aksi i ri, që nuk kalon brenda fshatrave.
Burimi:
sot.com.al