MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 mars 2026…
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë...
Burimi:
sarandanews.com