MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 mars 2026…
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim...
Burimi:
sarandanews.com