Moti i keq vijon/ Reshje shiu deri më 7 janar, apel për kujdes nga autoritetet
Rrugët në territorin e Qarkut të Shkodrës janë të gjitha të kalueshme, përfshirë akset ku ka pasur reshje dëbore Bogë-Theth, e Tamarë-Vermosh. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e makinave të kenë goma dimërore nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore të përfshira nga dëbora. Vetëm në rrugën e Prekalit dhe Kirit, ku pati shembje, grupet janë duke punuar në terren për të nxjerrë nga izolimi banorët, të cilët për të mbërritur në zonat urbane, duhet të përdorin rrugën alternative përmes Thethit. Bashkitë e qarkut të Shkodrës karakterizohen nga reshje të shiut të shoqëruara me erë, dhe vetëm në disa fshatra të Malësisë së Madhe, Zagorë, Vrakë dhe Kelmend, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ku ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. Viti i Ri...
Burimi:
sot.com.al