Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme të orëve të fundit të situatës së motit dhe përmbytjeve. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme. Strukturat e Emergjencave Vivile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës. Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë rritje të prezencës së ujit në zonën e Obotit dhe Dajçit si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për...
Burimi:
opinion.al