Moti i keq, shtyhet me disa orë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi
Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Në Vlorë, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë. Nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. “Përshëndetje, Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit.
Burimi:
opinion.al