Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme serioze në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit. Si pasojë e erërave të forta dhe ngricave, janë këputur linja elektrike, janë rrëzuar shtylla të tensionit të mesëm dhe janë dëmtuar pajisje elektrike. Aktualisht, disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji sa më shpejt të jetë e mundur.