No Image Available

Moti i keq përfshin Italinë, borë, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Një valë e fortë të ftohti që ka përfshirë Italinë nga veriu në jug po shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, borë edhe në zona me lartësi të ulët dhe ndërprerje të shumta të trafikut. Hekurudhat Italiane kanë aktivizuar planin e emergjencës për menaxhimin e situatave kritike, me qëllim garantimin e shërbimit hekurudhor dhe ndihmën për zonat më të prekura nga moti i keq. Situata më problematike paraqitet në Romë, ku përmbytjet dhe reshjet intensive kanë detyruar policinë dhe zjarrfikësit të kryejnë rreth 200 ndërhyrje. Në Via di Trigoria, dy gra u shpëtuan nga një apartament në bodrum të përmbytur, ndërsa në Via Ardeatina, dy shoferë kamionësh u nxorën nga mjetet e bllokuara nga uji. Për shkak të erërave dhe...