Moti i keq ‘paralizon’ vendin/ Reshje bore dhe temperatura të ulëta, ribllokohet nga ortekët Qafë Thorja
Mëngjesin e sotëm në zonën e tuneleve në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor. Reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritjen e temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore. Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar nga ortekët, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Temperaturat në rritje dhe sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren e shtojnë mundësinë e aktivizimit të mëtejshëm të ortekëve. Strukturat përkatëse janë në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta.
Burimi:
sot.com.al