Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes në..

Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes në..

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka inspektuar shërbimet e planizuara në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën me qarkullimin e mjeteve dhe për të komunikuar me punonjësit që janë të angazhuar në këtë aks rrugor. Nëpërmjet tyre, gjatë pasdites së sotme ai u ka përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës: “Të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin mjetet antirrëshqitëse (zinxhirë) dhe goma dimërore, pasi Policia Rrugore ka marrë detyrë dhe urdhër të prerë që të ndëshkojë çdo drejtues automjeti që nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit në raste të tilla. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit...