Moti i keq në Qarkun e Korçës/ Situatë problematike në Pogradec, rrëshqitjet e dherave bllokojnë disa akse rrugore
Bashkia Pogradec Problematikat kryesore vijojnë të jenë rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, rastet e rrëshqitjeve janë inspektuar nga inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik, përfshirë zonat ku janë evakuuar familje në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, si dhe në zonën e rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes. Njësia Administrative Trebinjë Vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë. Gjatë ditës së sotme pritet inspektim nga specialistët e Shërbimit Gjeologjik, pasi rrëshqitja është e përmasave të mëdha. Rruga e fshatit Malinë është jofunksionale. Një mjet është siguruar nga bashkia, por ndërhyrja aktualisht është e pamundur për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Njësia Administrative Proptisht Vijon të jetë e bllokuar rruga Zall–Torra. Është riaktivizuar një rrëshqitje e ndodhur rreth...
Burimi:
sot.com.al