Moti i keq në Himarë/ Përrenjtë dalin nga shtrati, përmbytet Qeparoi, baltë dhe inerte në disa akse
Qyteti i Himarës është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë. Kjo ka shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Përmbytje janë shënuar edhe në Qeparo, ku vërshimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në banesa, rrugë dhe oborre. Megjithatë situata më e vështirë paraqitet në lagjen “Valta”. “Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese. Jemi të gjithë në krye të detyrës për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe ç’bllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve”, shkruan kreu i Bashkisë Vangjel Tavo. Si pasojë e ndërprejes së rreshjeve intensive të shiut,...
Burimi:
ntv.al