Moti i keq në Elbasan lë rreth 10 mijë banorë në errësirë totale
Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e motit të keq. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit ka lënë fshatrat e zonës në errësirë totale, duke shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe në aktivitetin ekonomik. Mungesa e energjisë ka prekur jo vetëm familjet, por edhe bizneset lokale, të cilat raportojnë probleme në funksionimin normal, furnizimin me energji dhe ruajtjen e produkteve, veçanërisht ato ushqimore, raporton gazetari Fatmir Popja. Sipas informacioneve paraprake, shkak i ndërprerjes është bërë moti i përkeqësuar, ndërsa grupet e OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike. Ky nuk është rasti i parë i ndërprerjeve të gjata të...
Burimi:
sot.com.al