Moti i keq me shi dhe dëborë, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes gjatë qarkullimit

Moti i keq me shi dhe dëborë, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes gjatë qarkullimit

Policia e Shtetit, nisur nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdes gjatë qarkullimit. Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve në zonat malore që të kenë me vete zinxhirët dhe të përdorin gomat dimërore. “Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve”, theksohet në njoftimin e policisë. Njoftimi i policisë: Apel për më shumë kujdes në rrugë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë...