Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në orët e fundit, sqaroi se në qarkun e Shkodrës situata është nën kontroll dhe që aktualisht nuk ka raportime për problematika. Deklarata e plotë: Së bashku me kryetarin e bashkisë, me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me Prefektin e Qarkut Shkodër, me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë strukturat përkatëse, jemi duke monitoruar të gjithë situatën e reshjeve në vend. Për hir të së vërtetës, vendi ashtu siç e dimë, është prekur nga një situatë reshjesh të dendura gjatë këtyre 24 orëve dhe ndërkohë pritet edhe nesër të kemi po të njëjtin situatë. Për...