Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Një masiv inertesh ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të larguar baltën shtufore.