Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Moti i keq/ ARRSH në terren: Të angazhuar për të përmirësuar situatën
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon të jetë në terren në të gjithë vendin për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq, reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta, ndërsa drejtori i përgjithshëm i institucionit, Ami Kozeli, ka zhvilluar sot në 7 janar 2025 një inspektim në zonën e Qafë Thorës, një nga akset më të ndjeshme gjatë kushteve të vështira atmosferike. Sipas ARRSH-së, ekipet e mirëmbajtjes dhe makineritë janë të shpërndara në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar për të garantuar qarkullimin dhe për të parandaluar bllokimet. Gjatë inspektimit, drejtori Kozeli u njoh nga afër me situatën në terren, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme janë krijuar prezencë balte dhe grumbullime inertesh në disa segmente të rrugës. Ai theksoi se këto janë fenomene...