Mot i kthjellët thuajse në gjithë territorin, reshje të dobëta në zonat lindore
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në det do të ketë valëzim të forcës 1 ballë.
Burimi:
sot.com.al