Mot i acartë në Qarkun Elbasan/ Termometri zbret në -15 gradë Celsius
Qarku i Elbasanit vijon të jetë i përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura shumë të ulëta, të cilat në zonat malore kanë zbritur nën -10°C. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në -15°C. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht. Në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë ulur dhe aktualisht nuk paraqesin rrezikshmëri. Që prej mesditës së djeshme vijojnë shkarkimet nga HEC Banjë në sasinë 290 m³/sek, ndërsa së bashku me prodhimin shkarkimi total arrin në 390 m³/sek. Vendimi për vijueshmërinë e shkarkimeve pritet në orën 08:00. Sa i...
Burimi:
sot.com.al